Ymeri për zgjedhjet në veri: Kërcënimet ndaj serbëve, shkak i pjesëmarrjes së ulët

Analisti Visar Ymeri ka thënë se është i shqetësuar me pjesëmarrjen minimale të qytetarëve në zgjedhjet komunale në katër komunat në veri të Kosovës

Visar Ymeri, analist politik

Kërcënimet dhe shantazhet ndaj komunitetit serb në veri të Kosovës, janë disa shkaqet e pjesëmarrjes së vogël të qytetarëve në zgjedhjet komunale, sipas analistit politik Visar Ymeri.

Ymeri ka thënë se pjesëmarrja minimale në zgjedhje do të paraqesë probleme të theksuara pasi të përfundojë procesi zgjedhor.

“Sipas raportimeve, deri në orën 15, që kanë marrë pjesë vetëm mbi 1 mijë persona prej 45 mijë, që është pjesëmarrje e ulët. Ka pasur thirrje e kërcënime ndaj komunitetit serb që të mos marrin pjesë në zgjedhje, dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera janë të vogël. Paraqet problem serioz, në aspektin e pjesëmarrjes, dhe pastaj rëndësisë dhe mundësisë që do të kenë strukturat e reja, që dalin nga këto zgjedhje, për të menaxhuar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se situatën në veri të Kosovës nuk duhet ta shohim vetëm në kuadër të ligjit, por edhe në aspektin e problemeve politike që i ka shteti i Kosovës në atë pjesë.

Ymeri theksoi se mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat e veriut ka qenë legjitime nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika