Ymeri: Politikanët e VLEN-it kanë qëndrime politike të kundërta, i bashkon vetëm urrejtja ndaj Ali Ahmetit

Analisti, Visar Ymeri në emisionin “Debat Plus” ka shprehur mendimin e tij ndaj fushatave aktuale politike, dhe sa këto kanë qenë në dobi të vendit.

Ai ka vënë në dukje se ndryshimet në pushtet kanë sjellë një valë të re mërgimi dhe ka pyetur nëse pozita e shqiptarëve është përmirësuar në krahasim me të kaluarën.

Ymeri ka theksuar se ka njerëz që mbështesin Ahmetin, por ka dyshime nëse blloqet politike që janë formuar janë të bazuar në parime.

“Të bëhet të vijë VLEN-i në pushtet fillon edhe një mërgim më i madh. A është pozita e shqiptarëve më e mirë se më parë, dhe kjo pozitë a është rezultat i politikave të Ali Ahmetit? A e keni parë zotin Taravari në studio në Kosovë që i mohonte të gjitha meritat e Ali Ahmetit. E kuptoj luftën politike dhe se ka njerëzës që duan Ali Ahmetin, këto dy blloqe që janë formuar e kanë definuar një garë më të përmbledhur, por a janë këto dy blloqe të politikave parimore”, ka thënë Ymeri.

Ai ka vënë në dukje se disa individë brenda VLEN-it janë të bashkuar vetëm nga urrejtja ndaj Ahmetit dhe dëshira për ta larguar atë nga skena politike.

Ymeri ka përmendur gjithashtu koalicionin e Sela me Ahmetin si një bashkëpunim parimor, pavarësisht përplasjeve të mëparshme politike.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur debati politik është i ngjeshur dhe ka një nevojë të madhe për transparencë dhe kohezion politik.

“Te VLEN-i kam parë disa njerëz të cilët kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta, dhe e vetmja gjë që i bashkpon është urrejtja e Ali Ahmetit dhe dëshira për ta çuar Ali Ahmetin në shtëpi. Ndërsa nga ana tjetër do të doja të di ata të cilët janë mbledhur në taborrin e Ali Ahmetit çfarë kohezioni politik kanë dhe do t’i kisha lutur që ta tregonin. Si dhe koalicioni i zotit Sela me Ali Ahmetin sipas meje është parimor, pavarsisht të gjitha përplasjeve politike më herët që kanë ndodhur”, tha Ymeri./tvklan.mk

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika