Ymeri: Qeveria s’po lufton me Vuçiqin, por me opozitën
Në audio-incizimet e fundit në mes të Mimoza Kusari – Lilës dhe Slavko Simiq, ajo dëgjohet duke i ofenduar disa pjesëtarë të partive opozitare. Duke i komentuar këto biseda, Visar Ymeri në Debat Plus tha se për Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti, më e rëndësishme është fitorja ndaj opozitës, sesa fitorja në veri të vendit. […]
Në audio-incizimet e fundit në mes të Mimoza Kusari – Lilës dhe Slavko Simiq, ajo dëgjohet duke i ofenduar disa pjesëtarë të partive opozitare.
Duke i komentuar këto biseda, Visar Ymeri në Debat Plus tha se për Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti, më e rëndësishme është fitorja ndaj opozitës, sesa fitorja në veri të vendit.
Lufta reale, sipas tij, është me opozitën sesa me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Një gjë që mua më shpërfaqet edhe këtu, por që është argument shtesë që e konfirmon atë që e vren edhe prej sjelljes së Kurtit në raport me veriun e Serbinë, e sheh sa e rëndësishme është për VV-në dhe Kurtin, fitorja ndaj opozitës, më shumë sesa fitorja e Kosovës në ballfaqimin në veri”, ka thënë Ymeri.
“Ideja këtu është që ne ta bëjmë njëlloj marrëveshje, të mos biem nga pushteti sesa çfarë do të fitojë Kosova. S’e kam për ligjet, por për mënyrën se si Kusari tenton ta bindë Simiqin se sa e keqe është opozita, kjo i bie mos shko me ta, por rri me ne, kjo i bie për me ndejt në pushtet. Lufta realisht është me opozitën, nuk është me Vuçiqin, me bandat, realisht është me opozitën, pas opozitës me Edi Rama. Për VV-në kaq e rëndësishme është me ndejt në pushtet sesa kjo bëhet në mënyrë joparimore”, ka vijuar ai.















