Ymeri: ShBA-ja e zhgënjyer me qeverinë, Kurti s’po e trajton seriozisht interesin e Kosovës

Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me raportet “e lënduara” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ymeri në “Debat Plus” tha se adresimi i ambasadorit Jeffrey Hovenier, i cili tha se raportet ShBA-Kosovë nuk janë të mira, është shumë shqetësues dhe se qeveria nuk po i merr seriozisht sa duhet.

“Më shqetëson si një qeveri që thotë se është serioze mendon që mundet me rrejtë në atë mënyrë fëmijërore dhe me fshehë një të vërtetë për këdo që do me pa. Fakti që ne kritikohemi më së ashpri nga ShBA, jo që nuk po e shqetëson, por po mendojnë që me disa fraza bajata, që i kam dëgju duke i përsëritë, deputetë e ministra, duke thënë se janë në rregull punët… Mendoj që janë shqetësuese, tregojnë se me joserziotiet po e trajtojnë interesin Kosovën…”, tha ai.

Ymeri e kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po e trajton popullin e Kosovës si injorantë.

“Këta mendojnë që popullit të Kosovës mundesh me ia hedhë me kaq lehtësi. Duhet me u bë e ditur kjo. Personalisht Kurti po ju konsideron injorantë, jo kolektivisht, por secilin prej jush. Secilin prej jush ai po mendon që ju i hani këto fore”, tha ai.

Sipas Ymerit, ShBA-ja po e trajton Shqipërinë si aleaten më të rëndësishme në Ballkan, kurse Kosovën po e kritikon dhe po shfaq zhgënjim ndaj saj.

“Sot ka qenë një ditë e rëndësishme, është parë një kontrast i zhvillimeve në rajon. Është parë një pozicion sipëror i Edi Ramës me raportet e ShBA-së, ShBA e konsiderojnë Shqipërinë aleatin më të rëndësishme në Ballkan… Është parë një zhgënjim deri në nervozë me kryeministrin e Kosovës. Është e dëmshme dhe e keqe”, tha ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika