Ymeri: ‘Targat 08’ do të jenë specifike gjeografikisht

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se reciprociteti i targave, mbetet çështje me peshë më të madhe sesa ai i dokumenteve hyrëse-dalëse

Analisti Visar Ymeri





Analisti Visar Ymeri, e ka konsideruar hap të mirë arritjen e marrëveshjes për dokumentet hyrëse-dalëse midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka theksuar mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “duket se e ka ringjallur edhe njëherë dhe e ka shtuar gjakun te ndërmjetësuesei, te BE-ja”.

Megjithatë, ai e ka quajtur “triumf” të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, arritjen e marrëveshjes, ngase sipas Ymerit, kreu i qeverisë ishte ai “që insistoi”, gjë për të cilën kryeministrat e mëhershëm “nuk e kanë bërë dhe ka pasur shpjegim”.

“Është një insistim i duhur, është edhe një triumf i kryeministrit sepse kurti është ai që insistoi me këto letra, kryeministat e mëhershëm nuk e kanë bërë një gjë të tillë dhe ka shpjegim pse nuk e kanë bërë”, ka thënë Ymeri në emisionin “Five”, në RTV dukagjini.

Por, për Ymerin, reciprociteti i targave mbetet çështje me peshë më të madhe.

“Mendoj që kjo është pikë më e rëndësishme sesa ajo e dokumenteve. Çështja e targave është më komplekse dhe e komplikuar, në dy aspekte, në njërën anë se a do të munden qytetarët që të udhëtojnë pa këto stikersat nëpër vendet përkatëse dhe çfarë do të ndodhë me targat që i shfrytëzojnë qytetarët e Kosovës që jetojnë në një pjese të veriut. Kjo do të jetë pika më komplekse dhe më e ndjeshme”, shtoi ai.

Visar Ymeri – analist

Sa i përket opsionit për krijimin e një rajoni të ri në vend, atë 08, se a do të ishte një zgjidhje e duhur, Ymeri ka thënë se targat 08 do të jenë specifike gjeografikisht.

“Nëse flasim për një regjion të caktuar atëherë qartazi kjo do të jetë ajo bashkësia e komunave me shumicë serbe e cila pritet të themelohet në të ardhmen dhe zakonisht këto regjione që i kemi shtatë, janë regjione gjeografike, ndërkohë që ky regjioni 08 do të jetë më specifik sepse nuk do t’i ketë vetëm Mitrovicën, Leposaviqin, Zubin Potokun por edhe Ranillugun që nuk ka lidhje gjeografike me pjesën veriore. Megjithatë mendoj se kjo është një lloj zgjidhje”, është shprehur Ymeri.

Në ndërkohë, Ymeri ka potencuar se përfshirja e kuvendit dhe e opozitës në bisedime është e domosdoshme.

“Kryeministri është ekzekutivi, por kuvendi e ka përgjegjësinë e vet. Ne kërkojmë llogari nga kuvendi, i cili me trupat e vetë mund ta mbajë një lloj kontrolli dhe sigurie mbi procesin e dialogut në mënyrë që edhe trysnia e pashmangshme që ushtrohet mbi ekzekutivin të amortizohet përmes kuvendit dhe kuvendi do të jetë ai që do t’i thotë po ose jo marrëveshjes përfundimtare me 2/3 të votave”.

Ai ka thënë se ftesa e kryeministrit Kurti ndaj liderëve opozitarë ka qenë e nevojshme.

“Ka qenë shumë i nevojshëm, shumë mirë që po ndodhë. Kryeministri Kurti e ka kuptuar që kjo shkon përtej tij. Duhet bërë të gjitha forcat bashkë në mënyrë që Kosova të del sa më mirë nga ky proces i dialogut”.


Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika