Ymeri: “Zajednica” ka kaluar, Kurti tashmë i ka thënë “po” procesit të Asociacionit

Visar Ymeri, analist në "Debat Plus" të RTV Dukagjini

Analisti Visar Ymeri ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe tashmë ka kaluar, por se si do të quhet, mbetet të shihet.

I ftuar në “Debat  Plus” të RTV Dukagjini, Ymeri ka thënë se tashmë kreu i ekzekutivit kosovar i ka thënë “po” formimit të Asociacionit.

“Zajednica ka kaluar, tash a do ta ketë emrin ‘Zajednicë’ a ndryshe kjo mbetet të shihet, por më është pranuar mendoj unë. Logjika  e cila thotë se për komunitetin serb në Kosovë duhet të ketë autonomi të veçantë, e cila është edhe e organizuar territorialisht dhe besoj do ta gjejë mbështetjen dhe siguresën e vet juridike, momentin kur mbaron ky proces i negocitatave”, ka deklaruar Ymeri, gjersa ka theksuar se “ tashmë Kurti i ka thënë po procesit të Asociaconit”.

Krahas kësaj, ai ka thënë se mospajtimi në Bruksel qëndronte te sekuenca kohore, se a do duhej të realizohej së pari Asocacioni, pastaj plani franko-gjerman, anasjelltas apo të dy njëherit.

Ndonëse marrëveshjet për Asocacionin u arritën në vitet 2013 dhe 2015, ishte Gjykata Kushtetuese, ajo e cila tha se marrëveshja e fundit nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia vazhdon të insistojë në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një Asociacionin njëetnik, i cili, sipas saj, do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ç’rast, u pajtuan se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve në mes dy vendeve.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika