YouTube imiton Twitter duke përdorur shenjën @

YouTube do t’u sigurojë një emër përdoruesve në formatin e ngjashëm me Twitter, kjo do të bëhet duke përdorur simbolin apo shënjën “@”





Kanali YouTube do të sigurojë për përdoruesit e saj përdorimin e shënjës apo simbolit @, ngjashëm sikurse rrjeti social Twitter.

Ky format pretendohet të jetë një mënyrë e re për të gjetur dhe ndërvepruar drejtpërdrejt me krijuesit e përmbajtjes duke përdorur një identifikues unik nëpërmjet formatit @username.

Një format i tillë, quhet ‘handels’ dhe do të shfaqet në komente, përshkrime  të videove dhe faqe të kanaleve, ndër të tjera do të lejojë përdoruesit të etiketojnë shpejt të tjerët sikurse në rrjetet e tjera sociale, Tik Tok apo Twitter.

“Së shpejti do të jetë më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të përmendur njëri-tjetrin në komente, postime në komunitet, përshkrime video dhe më shumë”, ka thënë YouTube në një deklaratë për CNN.

Por, Kur pritet të përdoret kjo shenjë në kanalin YouTube?

Ky format pretendohet se do të dalë në treg muajin e ardhshëm dhe krijuesit do të njoftohen kur të fillojnë të jenë në gjendje të zgjedhin një emër përdoruesi.

Me anë të kësaj, krijuesit e përmbajtjes mund të përmenden në komente apo të etiketohen.

YouTube do të nxjerrë gradualisht dorezat duke filluar nga kjo javë dhe do të njoftojë përdoruesit kur një format i tillë do të shfaqet në llogaritë përkatëse të tyre.

Vlen të theksohet se YouTube përveç që do të përdor @Username si TikTok, nga kanali kanë shtuar se kanë përditsuar edhe filigranin Shorts i cili tregon nëse përmbajtja ngarkohet në platforma tjera si dhe një mjet për të përdorur video më të gjata në YouTube Shorts.

 

 

 

 





Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika