Zafir Berisha për kërcënimet ndaj kryetarit të Prizrenit: Nuk qëndrojnë ato lajme

Pas raportimit të kërcënimeve për tri ditë rresht, në konsultim me Prokurorin Kujdestar, zëdhënësi i Policisë së Prizrenit ka thënë se rasti i Berishës është iniciuar si rast kanosje. Mirëpo kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, ka thënë se këto lajme nuk qëndrojnë

Zafir Berisha, ish-ministër i Punëve të Brendshme

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, ka mohuar se ka kërcënuar përmes telefonit kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, Berisha ka thënë se lajmet që kanë qarkulluar rreth tij dhe Totajt nuk qëndrojnë, transmeton Telegrafi.

Ndër të tjera, ai ka thënë se aktualisht ndodhet në Himarë, dhe se të hënën kur të kthehet do të shikojë se çfarë po ndodh.

“Jam në Himarë, se kam shumë idenë se çka po ndodh me shokun Shaq. Të hënën kthehem dhe duhet të sqarohem, kush ishte skenaristi i këtij episodi të filmit “Zafa”. Nuk qëndrojnë këto lajme që kishin qarkulluar rreth meje dhe Shaqës, edhe pse e di se ka shumë të interesuar që të ndodhë ai film”, ka thënë Berisha.

Mëngjesin e së dielës, zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Vesel Gashi deklaroi për Portali D se rasti ishte raportuar në stacionin policor të shtunën e 25 qershorit dhe se i dyshuari ishte intervistuar, e më pas ishte liruar në procedurë të rregullt.

Pas kërcënimeve të njëpasnjëshme nga Zafir Berisha, Shaqir Totaj e paraqet rastin në polici

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika