“Zajednica nuk kalon”, PSD-ja ia ndal fjalimin Kurtit, truprojat e tij e largojnë me forcë aktivisten
PSD-ja ia ka ndalur fjalimin kryeministrit Albin Kurti në “KinoArmata”, duke ia lëshuar me zmadhues të zërit, një deklaratë të së kaluarës, ku e mohonte “Zajednicën”. Këtë e bëri të ditur i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili shpërndau edhe një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet një aktiviste e PSD-së që po […]
PSD-ja ia ka ndalur fjalimin kryeministrit Albin Kurti në “KinoArmata”, duke ia lëshuar me zmadhues të zërit, një deklaratë të së kaluarës, ku e mohonte “Zajednicën”.
Këtë e bëri të ditur i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili shpërndau edhe një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet një aktiviste e PSD-së që po mbante në dorë një parullë “pe do pushtetin, pe bën Zajednicën”. E njëjta u largua me forcë nga truprojat e Kurtit.
“Sot, për ta ruajtur pushtetin e vet, Zajednicën po ia sjell Kosovës. Nuk do të ketë normalitet me Zajednicën në Kosovë e me Albin Kurtin kryeministër!”, ka shkruar Molliqaj.















