ZAK: “Telekomi i Kosovës” është ndërmarrja me humbjen më të madhe për vitin 2021

Vjosa Spanca, auditore e Përgjithshme në "Zyrën Kombëtare të Auditimit", të martën e 5 korrikut ka bërë të ditur se nga gjetjet e 134 raporteve të audituara për vitin 2021, ndërmarrja publike me humbjen më të madhe është "Telekomi i Kosovës". Ndërsa, ndërmarrja publike me më shumë fitim është "Termokos"

Zyra e Auditimit Kombëtar në Republikën e Kosovës

Gjetjet në 134 raporte të audituara për vitin 2021 janë prezantuar të martën e 5 korrikut nga Zyra Kombëtare e Audimit.

Auditorja e Përgjithshme në ZAK, Vlora Spanca, ka thënë se janë 110 raporte të auditimit financiar dhe të pajtueshmërisë dhe 11 auditime të performancës.

Vlora Spanca ka deklaruar se nga 12 ndërmarrje publike të audituara, pesë prej tyre kanë operuar me fitim, ndërsa shtatë prej tyre me humbje.

Në listën e ndërmarrjeve publike, Telekomi i Kosovës përfaqëson pjesën më të madhe të humbjeve. Ndërsa, pjesën më të madhe të fitimit përfaqësohet nga ndërrmarja “Termokos”.

“Telekomi kishte humbjen më të madhe me 10.8 milionë euro apo 66 për qind të totalit të humbjeve, kurse Termokosi kishte fitimin më të madh në shumën 1.9 milionë euro apo rreth 40 për qind nga totali i fitimit”, ka thënë Spanca.

Gjatë autimit Spanca kishte identifikuar 67 raste me elemente potenciale për kryerje të veprave penale.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika