Zana Spahiu zgjidhet drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së

Zana Spahiu është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), pasi mori nëntë vota pro në mbledhjen e sotme të Bordit të RTK-së.

Mandati i saj në krye të transmetuesit publik do të zgjasë tre vjet.

Spahiu ishte kandidatja e vlerësuar më së larti gjatë procesit të intervistimit për këtë pozitë, duke marrë 90.7 pikë pas vlerësimit të të gjithë anëtarëve të Bordit.

Intervistat me gjashtë kandidatët për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së u zhvilluan më 13 korrik 2026.

Në garë ishin Lorik Arifaj, Antigona Baxhaku, Arbër Geci, Nexhmedin Spahiu, Zana Spahiu dhe Hysen Hundozi.

Sipas rezultateve të vlerësimit, Lorik Arifaj mori 67.6 pikë, Antigona Baxhaku 61.1 pikë, Hysen Hundozi 65.7 pikë, Arbër Geci 82.7 pikë, Nexhmedin Spahiu 61.1 pikë, ndërsa Zana Spahiu u rendit e para me 90.7 pikë.

Sipas Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës, drejtori i përgjithshëm emërohet me dy të tretat e votave të anëtarëve të Bordit. Me votimin unanim të nëntë anëtarëve, Zana Spahiu siguroi mbështetjen e nevojshme për të marrë drejtimin e RTK-së.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika