Zbardhja e fatit të të zhdukurve, vazhdojnë gërmimet në Kishnicë dhe në Arbëri

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se të enjten kanë nisur me punën në terren me gërmimet në Kishnicë dhe në lagjen Arbëria (Dragodan) të Prishtinës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur të enjten se po vazhdojnë punën në terren me gërmimet në Kishnicë dhe në lagjen Arbëria (Dragodan) të Prishtinës.

“Zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet një nga çështjet më të ndjeshme në vendin tonë, dhe njëkohësisht një tregues i qartë i mohimit të vazhdueshëm të krimeve nga ana e Serbisë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, këtë e kishte bërë të ditur të mërkurën në një intervistë ekskluzive për Portalin Dukagjini, Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit.

Ai ka bërë të ditur se në këtë javë, institucionet e Kosovës do të angazhohen për realizimin e gërmimeve në Kosovë në dy lokacione në territorin e regjionit të Prishtinës, teksa ka theksuar se sfidë mbetet realizimi i gërmimeve në territorin e Serbisë.

“Përderisa gjatë kësaj jave do të jemi të angazhuar në dy lokacione në territorin e regjionit të Prishtinës, një lokacion në fshatin Kishnicë dhe lokacioni te varrezat e qytetit në lagjen ‘Arbëria’. Për të vazhduar pastaj në javët në vijim, në një lokacion në regjion të Mitrovicës dhe një lokacion në regjion të Gjakovës”, kishte thënë Gara.

Lexo edhe, (Ekskluzive) Vazhdon kërkimi i të pagjeturve, këtë javë do të ketë gërmime në Kosovë

Ndryshe, Deklarata për Personat e Zhdukur u miratua në Bruksel më 2 maj nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Mbi 1 mijë e 600 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Në Deklaratë, ndër të tjera, thuhet se jepet qasja e plotë në të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, regjistrimet audio dhe të gjitha dokumentet e tjera, përfshirë ato që kanë statusin “konfidenciale” dhe që janë në posedim të institucioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999, rreth 13 mijë njerëz nga të gjitha bashkësitë etnike u vranë, mbi 800 mijë u zhvendosën dhe mbi 1 mijë e 600 konsiderohen të zhdukur.

Që nga viti 1999, në territorin e Serbisë janë gjetur trupat e pajetë të më shumë se një mijë qytetarëve nga Kosova, të zhdukur në luftë.

Varreza më e madhe masive me trupa të shqiptarëve nga Kosova është gjetur në Batajnicë – lokacion afër kryeqytetit të Serbisë, Beograd. Në vitin 2001, atje janë gjetur trupat e 744 shqiptarëve.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika