Zbulimi i plagjiatorëve në Universitete, kërkohet plan konkret nga MASHTI
Njohësit e arsimit e kanë mirëpritur këtë vendim, në ndërkohë kritika kanë dhënë kompani që merren me zbulimin e plagjiaturës. Tentimet për parandalimin e plagjiaturës, pas disa rasteve që u publikuan së voni, kanë angazhuar ministrinë e arsimit në këtë drejtim. Me zbulimin e rasteve të plagjiaturës, merret edhe kompania Crossplag. Por në rastin konkret, […]
Njohësit e arsimit e kanë mirëpritur këtë vendim, në ndërkohë kritika kanë dhënë kompani që merren me zbulimin e plagjiaturës.
Tentimet për parandalimin e plagjiaturës, pas disa rasteve që u publikuan së voni, kanë angazhuar ministrinë e arsimit në këtë drejtim.
Me zbulimin e rasteve të plagjiaturës, merret edhe kompania Crossplag.
Por në rastin konkret, vendimin e fundit të Ministres Arbërie Nagavci, nuk e shohin si zgjidhje për problemin.
“Këto masa janë gjysmake dhe me të tilla nuk besojmë që do të zgjidhet problematika e plagjiaturës sepse nuk duhet me qenë qëllimi vetëm me u delegua obligimi tek një institucion i caktuar por duhet me pas një plan më konkret edhe më të qartë se si me u trajtua plagjiatura”, ka theksuar Besart Konushevci – Crossplag.
Megjithatë, për Rinor Qehajën njohës i arsimit në Ed Guard, vendimi ka qenë i duhuri.
“Vendimi i ministres është i mirëseardhur pasi që krijon një standard të njëjtë të vlerësimit për të gjithë dhe eliminon një situatë të ripërsërishtme nga viti në vit”, ka thënë Rinor Qehaja – Ed Guard.
Me vendimin e fundit të Ministres Nagavci, Universitetet, për stafin e tyre akademik obligohen që të ngarkojnë disertacionin e doktoratës dhe publikimeve në revistat e indeksuara, në platformën e-akreditimi në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.















