Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

Në kuadër të manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, u bë zbulimi i busteve të heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu.

Ceremonia u mbajt në oborrin e shkollave “Metush Krasniqi” dhe “Sejdi Kryeziu” në fshatin Roganë, në Kamenicë.

Në këtë ngjarje morën pjesë familjarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë. Me këtë rast, vajza e Metush Krasniqit, Teuta, mbajti një fjalë rasti, duke theksuar se nuk dëshiron të flasë për krijimtarinë e babait të saj, pasi sipas saj nuk është zakon që fëmijët të flasin për veprën e prindërve.

Ajo ndau një kujtim personal nga jeta e saj, duke përmendur momentin e kthimit të babait nga burgu, një përjetim që, siç tha ajo, i ka mbetur i gjallë në kujtesë që nga fëmijëria.

Zbulimi i këtyre busteve u konsiderua një akt nderimi dhe kujtese për kontributin dhe sakrificën e dy heronjve në historinë kombëtare./RTK

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika