Zbulohen mbetjet mortore në Prishtinë të tre personave të zhdukur gjatë luftës

Pas dy ditësh operacione intensive të gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë, ekipet mjekoligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe misionit të EULEX-it, me mbështetjen e Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Pas dy ditëve të operacioneve të gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë, ekipet mjekoligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX, me mbështetjen e Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, kanë lokalizuar mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme dhe procesin e identifikimit.

Ky rezultat është arritur falë një pune të gjatë dhe të koordinuar analitike nga institucionet përkatëse, si dhe mbështetjes së vazhdueshme të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Aktivitetet në kuadër të kërkimit të personave të zhdukur do të vazhdojnë në lokacione të tjera gjatë javëve në vijim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika