Zbulohet furgoni me municion luftarak në qendër të Tiranës, arrestohet një person
Policia në Shqipëri ka zbuluar një sasi të madhe armatimi në një zonë shumë pranë qendrës së Tiranës. Në njoftimin e policisë thuhet se në kuadër të operacionit “The Van” është gjetur në rrugën “Myslym Shyri” një furgon brenda të cilit kishte 23 armë zjarri, 5 prej tyre me snajper, 1 silenciator, 17 krehra me […]
Policia në Shqipëri ka zbuluar një sasi të madhe armatimi në një zonë shumë pranë qendrës së Tiranës.
Në njoftimin e policisë thuhet se në kuadër të operacionit “The Van” është gjetur në rrugën “Myslym Shyri” një furgon brenda të cilit kishte 23 armë zjarri, 5 prej tyre me snajper, 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme, njofton Dukagjini.
Tutje bëhet e ditur se një 34-vjeçar është arrestuar teksa vijon hetimi për kapjen edhe dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim.















