Zbulohet në Turqi statuja 1800-vjeçare në qytetin antik Blaundos

Një statujë rreth 1,800-vjeçare është zbuluar në qytetin antik të Blaundos, në provincën perëndimore Usak të Turqisë, kanë bërë të ditur arkeologët të premten.

Artefakti u gjet gjatë gërmimeve në stadiumin 2,000-vjeçar të qytetit, i cili mendohet të jetë ndërtuar nga ushtarët maqedonas të vendosur në këtë zonë gjatë fushatës anadollake të Aleksandrit të Madh.

Sipas ekipit arkeologjik, statuja ishte e ngulitur në murin e stadiumit, me pamje nga lugina e thellë e krijuar nga Kanioni Ulubey. Ajo është pa kokë, krahë dhe këmbë, dhe është transferuar menjëherë në Muzeun Usak për ruajtje.

Shefi i gërmimeve dhe drejtori i muzeut, Şerif Söyler, tha për agjencinë Anadolu se statuja përfaqëson një figurë mashkullore, është 87 centimetra e lartë dhe 47 centimetra e gjerë.

“Është një torso e punuar në mënyrë shumë të rafinuar, të cilën paraprakisht e datojmë në shekullin II të erës sonë,” tha ai, duke shpjeguar se statuja ishte ripërdorur si material mbushës gjatë periudhës bizantine, gjë që bëri të mundur ruajtjen e saj natyrale brenda murit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika