Zbulohet orari i ndeshjeve të Kosovës në EuroBasket 2025

Dardanët ndodhen në Grupin H, së bashku me Zvicrën dhe Danimarkën

Pasi mësoi kundërshtarët në rrethin e tretë parakualifikues për FIBA EuroBasket 2025, Kombëtarja e Kosovës në basketboll tani ka mësuar edhe orarin e ndeshjeve.

Kosova është pozicionuar në Grupin H së bashku me dy kombëtaret e tjera, Zvicrën dhe Danimarkën.

Ndeshja e parë për “Dardanët” do të jetë në shtëpi më 19 korrik kundër Zvicrës. Më pas, basketbollistët kosovarë do të jenë mysafirë të Danimarkës dhe Zvicrës më 26 korrik dhe 29 korrik.

Përballja e fundit e Kosovës do të jetë kundër Danimarkë më 5 gusht.

Tutje në rrethin e dytë parakualifikues kualifikohet vetëm lideri i grupit.

Më poshtë mund ta gjeni orarin e Kosovës në EuroBasket 2025.

19  korrik

  • Kosova-Zvicra

26 korrik

  • Danimarka-Kosova

29 korrik

  • Zvicra-Kosova

5 gusht

  • Kosova-Danimarka

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika