Zbulohet pagesa që iu bë Beyonces për performancën 1-orëshe në Dubai

Beyoncé e ka mbajtur koncertin e parë live nga viti 2018, përpara një audience të përzgjedhur me rastin e hapjes së një resorti të ri luksoz në Dubai

Beyonce

Beyonce ka performuar të hënën në Dubai, me rastin e hapjes së një resorti të ri luksoz atje.

Kjo ishte performanca e parë “live” e divës së muzikës që nga viti 2018.

42-vjeçarja ka performuar disa nga goditja e saj, para shumë të pranishmëve, përfshihen edhe shumë fytyra publike.

Ajo ka kënduar këngët “Crazy in Love”, “Beautiful Liar”, “Naughty Girl”, “Freedom”, “Spirit” dhe “Be Alive”.

Në skenë asaj iu bashkuan edhe vajza e saj Blue Ivy Carter dhe bashkëshorti, Jay-Z.

TMZ-ja ka raportuar martën se për performancën e saj 60-minutëshe, Beyonce është paguar 24 milionë dollarë.

Veç kësaj, ajo bashkë me familjen e saj kanë qëndruar në resortin “Atlantis The Royal Resort” për hapjen e saj që të performojë .

Beyonce u rikthye në skenë në hapjen e një hoteli të ri luksoz në Dubai

Suita ku qëndroi ajo me fëmijët dhe burrat e saj në këtë resort kishte çmim prej 142 mijë dollarësh për natë, sipas raportimeve të The Guardian.

Suita e cila kishte hapësirë ​​prej 11 mijë metrash katrorë dhe ishte në katin e 22-të të resortit, përmban katër dhoma gjumi, një kinema dhe pishina e saj private.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika