Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai, në një konferencë për media, tha se prioritet është interesi i qytetarëve dhe jo i individëve.

Ai ka thënë se ky qëndrim i PDK-së vjen si rezultat i kandidaturës së tij për kryeministër dhe jo për shkak të takimit me kryeministrin Albin Kurti.

“Votimi i marrëveshje ndërkombëtare, PDK do t’i votojë ato. Për mua si kandidat, prioritetet janë të qarta, interesi i vendit, i partisë dhe së fundi i neve si individë. Mbi të gjitha, interesi i qytetarëve. Kosova është nën masa sanksione, janë qindra milionë euro të bllokuara…përtej aspektit financiar, kemi të bëjmë me një dëmtim të reputacionit të vendit. Përveç milionave të bllokuara, ka edhe qindra miliona të tjerë, të ratifikuara në kuvend, të cilat nuk janë të shpenzuara, si rezultat i paaftësisë për t’i kryer projektet në dobi të qytetarëve”, tha ai.

Hamza tha se ai qysh më 4 prill ka deklaruar se PDK-ja duhet t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.