Analisti politik Kujtim Zebica ka vlerësuar se rezultatet e deritanishme në Mitrovicë janë të pritshme dhe parashikon fitore të ngushtë për Faton Pecin nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në Debat Plus, Zebica tha se, bazuar në të dhënat që ka marrë dhe krahasimin me zgjedhjet e kaluara, LVV-ja po arrin të fitojë një tjetër komunë të madhe, pas Gjilanit dhe Podujevës, duke shtuar Mitrovicën dhe Fushë-Kosovën në listën e komunave të saj.
“Rezultatet në përngjitshi janë të pritshme, unë mendoj se në Mitrovicë sipas asaj sa arrita me marrë informata por edhe nga KQZ, po normalisht edhe e kam analizu me zgjedhjet e kaluara mendoj se do të fitojë Faton Peci. Normalisht me rezultat të ngushtë, qoftë ky që është tash qoftë një tjetër. Por LVV-ja po arrin prapë se prapë me fitu një komunë të madhe përveç Gjilanit e Podujevës do ta ketë edhe Mitrovicën por edhe Fushë – Kosovën”, ka deklaruar ai.