Zëdhënësi i AAK-së, Blaka e quan manipulatore Nagavcin

Zëdhënësi i AAK-së, Lulezim Blaka ka kritikuar ministren e arsimit, Arbërie Nagavci duke i thënë "Manipulatore atëherë, manipulatore sot". Sipas tij, Nagavci aktivizon falangat fashiste të internetit për të hedhë vrerë mbi mësimdhënësit, kur ata janë në gjendje të rëndë ekonomike

Lulezim Blaka, zëdhënës i AAK-së

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Lulezim Blaka ka kritikuar ministren e arsimit, Arbërie Nagavci duke i thënë “Manipulatore atëherë, manipulatore sot. Vetëm stili i flokëve, tash si ministre, pak më i avancuar”.

Blaka përmes një postimi në Facebook ka thënë “në kohën kur ishte kryeministër Ramush Haradinaj, kur kishte një bashkëpunim të shkëlqyer mes qeverisë dhe sindikatës së arsimit, kur Ligji i Pagave ishte miratuar në Kuvend, kur qeveria Haradinaj kishte miratuar kompensimin e mësimdhënësve të viteve 1990-1998, kjo zonja që sot është ministre e arsimit, dilte në konferenca dhe mundohej me çdo kusht të nxiste greva e duke sajuar probleme në arsim për t’ia faturuar qeverisë Haradinaj”.

Sipas tij, tashmë Nagavci aktivizon falangat fashiste të internetit për të hedhë vrerë mbi mësimdhënësit, kur ata janë në gjendje të rëndë ekonomike.

“Nagavci është ministre e partia e saj e ka pushtetin, kur mësimdhënësit janë në gjendje të rëndë ekonomike e arsimi po ashtu në gjendje të tmerrshme, e kur Ligji i Pagave nuk është askund, zonja ministre del dhe krekoset për punën e saj, tallet me sindikatën”, ka vijuar tutje Blaka.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci më 20 gusht në një konferencë për media ka thënë se Ministria e Arsimit në koordinim me komunat dhe Drejtoritë komunale të arsimit i ka bërë gati të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor në shtator.

Gjersa e ka cilësuar si të papranueshme grevën e paralajmëruar, ajo ka thënë se mosmbajtja e mësimit i dëmton nxënësit.

“Kërkesat për kushte më të mira të punës, këto që i përmenda janë vetëm disa nga veprimet që të lehtësohet puna e mësimdhënësve por mosmbajtja e mësimit i dëmton nxënësit dhe i dëmoton të drejtat për arsim. Humbja e mësimit është humbje e të drejtës themelore për arsim dhe për ne është e papranushme se vazhdimisht po përpiqemi të ofrojmë mbështetje për mësimdhënësit dhe ngritjen e nivelit në arsim”, ka thënë ministrja Nagavci.

Nagavci për grevat: Nuk ndërpritet procesi mësimor sa herë që dikush dëshiron

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika