Zëdhënësi i Brigadave Qassam thotë se i shkatërruan dhjetëra automjete ushtarake izraelite në katër ditët e fundit në Gaza
Në komente pak më parë, Abu Obaida tha se luftëtarët me krahun e armatosur të Hamasit shkatërruan dhjetëra automjete ushtarake izraelite në katër ditët e fundit. “Luftëtarët e Brigadave Qassam shkatërruan gjithashtu një ndërtesë apartamentesh në Beit Hanoon, ku ishin vendosur forcat speciale izraelite tha zëdhënësi, duke shtuar se trupat izraelite u vranë”, ka thënë […]
Në komente pak më parë, Abu Obaida tha se luftëtarët me krahun e armatosur të Hamasit shkatërruan dhjetëra automjete ushtarake izraelite në katër ditët e fundit.
“Luftëtarët e Brigadave Qassam shkatërruan gjithashtu një ndërtesë apartamentesh në Beit Hanoon, ku ishin vendosur forcat speciale izraelite tha zëdhënësi, duke shtuar se trupat izraelite u vranë”, ka thënë zëdhënësi i Brigadave Qassam.
Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar publikisht mbi sulmin e supozuar apo ndonjë viktimë.
Abu Obaida shtoi se luftëtarët e Hamasit janë në terren, “duke i ndjekur forcat armike dhe automjetet e tyre nga rruga në rrugë”.
Ai e përshkroi bastisjen izraelite në spitalin al-Shifa si një “krim lufte” dhe gjithashtu hodhi poshtë pretendimet izraelite se Hamasi vepron brenda spitaleve të Gazës si “gënjeshtra të pabaza”, raporton Al Jazeera.















