Zëdhënësi i IEAS-së jep detaje të reja për ekipin e OKB-së

Zëdhënësi i IAEA-së ka thënë se ekipi i OKB-së është shtyrë në anën e kontrolluar nga Ukraina të vijës së frontit për rreth tre orë rrugës për të vizituar termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA)

Zëdhënësi i IAEA-së ka thënë se misioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) është shtyrë në anën e kontrolluar nga Ukraina të vijës së frontit për rreth tre orë rrugës për të vizituar termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s.

Frederik Dahl ka thënë se drejtori i përgjithshëm Grossi ka negociuar personalisht me autoritetet ushtarake ukrainase për të qenë në gjendje të vazhdojë dhe ai mbetet i vendosur që ky mision i rëndësishëm të arrijë në Zaporizhzhia gjatë ditës së sotme.

Duke u nisur për në uzinë nga qyteti i Zaporizhzhia të enjten më parë, shefi i IAEA Rafael Grossi ka thënë se misioni do të ngulmonte pavarësisht “risqeve të qenësishme” që do të përballej ekipi i tij i monitorimit, raporton CNN.

Gjatë të enjtes së 1 shtatorit, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi ka thënë se një ekip ekspertësh ndërkombëtarë kanë udhëtuar për në centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s të Ukrainës për një inspektim të planifikuar të objektit të enjten e 1 shtatori, pavarësisht rreziqeve “të rëndësishme” të misionit të tyre.

Ekipi i OKB-së niset drejt centralit bërthamor

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika