Zëdhënësi i KFOR-it: Qeveria e Kosovës s’pati koordinim me ndërkombëtarët për veprimet në veri
Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, bëri të ditur se institucionet e Kosovës nuk patën koordinim me ndërkombëtarët, në lidhje me aksionin e tyre më 26 maj, për t’i asistuar me njësi speciale kryetarët e rinj të tri komunave veriore. Për këtë arsye, sipas tij, KFOR-i nuk reagoi më 26 maj. “Më 26 […]
Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, bëri të ditur se institucionet e Kosovës nuk patën koordinim me ndërkombëtarët, në lidhje me aksionin e tyre më 26 maj, për t’i asistuar me njësi speciale kryetarët e rinj të tri komunave veriore.
Për këtë arsye, sipas tij, KFOR-i nuk reagoi më 26 maj.
“Më 26 u vendos nga Kosova t’i lejojë kryetarët të hyjnë në zyre me forcë, nuk u morën vesh me këtë me ndërkombëtarët. Këto veprime shkaktuan disa përplasje, pas përplasjeve vendosi që KFOR-it t’i vendosë trupat në veri për t’i mënjanuar përplasjet e tjera, siç ndodhi më 29, kur KFOR-i ndërhyri te palët”, tha ai.
Tutje, ai tha se “KFOR-i ndërhyri për të mënjanuar përplasjen e protestuesve dhe policinë së Kosovës, për ta mënjanuar një nivel tjetër të dhunës”.
Ai theksoi se në fillim protesta ishte e qetë në tri komunat veriore, por pastaj kishte eskaluar në një protestë të dhunshme ku u përdorën edhe armët.
Po të mos ndërhynte KFOR-i, sipas tij, shumë njerëz do të mund të vriteshin.















