Zëdhënësi i Qeverisë sqaron “tensionin” mes Kurtit e Osmanit

"Në atë xhirim shihet Kryeministri Kurti duke i folur Presidentes Osmani për Avokatin e Popullit Qelaj dhe këtë çështje të fjalës së tij"

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pasur një “tension” gjatë diskutimit të tyre në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.

E këtë “tension” e ka sqaruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka theksuar se Kurti po i fliste Osmanit për avokatin e Popullit, Naim Qelajn dhe për diskutimin e tij.

“Në fjalën e tij sot në mëngjes, në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, kryeministri Albin Kurti, përveç tjerash, tha se 10 ligje të Kuvendit që përbëjnë reforma tejet të rëndësishme në përputhje me ndryshimin e madh demokratik zgjedhor të shkurtit 2021 me slloganin ‘Drejtësi dhe Punësim’, janë të ngujuara, të rrëzuara ose të deformuara te Gjykata Kushtetuese. Kur pas kryeministrit e mori fjalën avokati i Popullit, Naim Qelaj, ai filloi të përsiatej qysh po mendon ta dërgojë edhe një ligj tjetër në Gjykatën Kushtetuese, kësaj radhe Ligjin e ri për Zgjedhje, që u votua në lexim të dytë në Kuvend sivjet më 8 qershor, u shpall në gazetën zyrtare më 3 korrik dhe hyri në fuqi më 18 korrik 2023.

Në atë xhirim shihet kryeministri Kurti duke i folur presidentes Osmani për avokatin e Popullit Qelaj dhe këtë çështje të fjalës së tij”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Ndërsa, e pyetur për këtë, Osmani ka thënë se diskutimi ka qenë për zgjedhjet e përgjithshme.

“Për ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe çështjen e përqindjes së grave në lista. Kështu që është përpjekje e vazhdueshme”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika