Një zyrtar i lartë ka thënë se deri më 13 mijë  ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se deri më tani se midis 10 mijë dhe 13 mijë trupa kishin vdekur. Deri më tash, as Ukraina dhe as Rusia nuk kanë nxjerri shifra për viktimat dhe komentet e këshilltarit Podolyak nuk janë konfirmuar nga ushtria ukrainase.

Në qershor ai tha se midis 100 dhe 200 ushtarë ukrainas po vdisnin çdo ditë.

Muajin e kaluar, gjenerali më i lartë amerikan, Mark Milley, ka thënë se rreth 100 mijë ushtarë rusë dhe 100 mijë ukrainas ishin vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës.

Në një video të mërkurën, kryetarja e Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen ka theksuar se 100 mijë trupa ukrainase ishin vrarë. Megjithatë, një zëdhënës i Komisionit të BE-së më vonë ka sqaruar se ky ishte një gabim, dhe shifra i referohej të vrarëve dhe të plagosurve.

Duke folur për kanalin televiziv ukrainas Channel 24, Podolyak ka potencuar se Kievi “po fliste hapur për numrin e të vrarëve”, raporton BBC.

“Ne kemi vlerësime zyrtare nga Shtabi i Përgjithshëm, vlerësime zyrtare nga komandanti i përgjithshëm Zelensky dhe ato variojnë nga 10 mijë deri në 12 mijë e 500-13 mijë të vrarë”, tha ai.

Ai shtoi se numri i civilëve të vrarë mund të jetë “i rëndësishëm”. BBC News kishte identifikuar rreth 3 mijë e 600 vdekje civile që nga mesi i qershorit dhe shifra tani ka të duket  të jetë shumë më e lartë.