Zëdhënësja e LDK-së kritikon qeverinë për “kapje” të institucioneve të pavarura: Po rrëshqasim në diktaturë

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka kritikuar qasjen e deputetëve të Vetëvendosjes (VV) përballë anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave  në mbledhjen urgjente të thirrur nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal të premten duke thënë se deri në fund të mandatit, kjo qeveri do të kapë të gjitha institucionet e pavarura.

Në një postim në Facebook, Halimi ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur në atë Komision ngjanë me komitetet e Enver Hoxhës dhe shton se e gjithë ajo ka ndodhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Deri në fund të mandatit të këtij pushteti, rezultati i vetëm i arritshëm do të jetë, kapja e të gjitha institucioneve të pavarura. E fatkeqësisht askujt nuk po i bëhet vonë, se si ky vend është duke rrëshqit komplet drejt një diktature, pasojat e së cilës ende s’i kemi ballafaquar e do t’i shohim më vonë, kur edhe mendimi do të jetë i kontrolluar! Veprimet e pushtetit janë më shumë se ndërhyrje politike, janë veprime diktatoriale. Gjuha e qasja e deputetëve të partisë në pushtet drejtuar anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave i ngjasonte komiteteve të Enver Hoxhës. E gjithë kjo dramë ndodhë si për ironi, në shtëpinë e demokracisë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Halimi.

Sipas saj, partia në pushtet denigron integritetin e secilit dhe sipas saj kjo është mënyra e tyre e vetme për të kapur gjithçka.

“Hiç më pak se katër orë, një mbledhje e thirrur si e jashtëzakonshme nga disa deputetë të LVV-së nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, është alarm që duhet të zgjojë vetëdijen e të gjithëve për tendencën e rrezikshme të partisë në pushtet që nëpërmjet fyerjes e atakimit të dinjitetit të individëve të disiplinojë dhe kontrollojë çdo lëvizje që nuk i përshtatet diktatit të tyre. Ky pushtet denigron integritetin e gjithësecilit, kjo është mënyra e vetme për të kap gjithçka, mbase të vetmen gjë që dinë ta bëjnë e erdhën në pushtet dhe tani po e mirëmbajnë atë”, ka vijuar ajo.

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal të premten u thirr një mbledhje urgjente, në të cilën u kërkua shkarkimi i Bordit të KPM-së shkaku i rikthimit të transmetimit të kanaleve “Arena Sport”, të cilat ishin ndaluar pasi kishin dhënë mesazhe glorifikuese për terroristët e Banjskës.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika