Zëdhënësja e MPJ-së ruse kritikon NATO-n si faktor “përshkallëzimi” në Kosovë

Maria Zakharova thotë se Forcat e NATO-s në Kosovë "u bënë burim i dhunës së panevojshme"

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka kritikuar forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR) duke e konsideruar si “një faktor përshkallëzimi” në përleshjet e fundit në veri.

Në një deklaratë në faqen e internetit të ministrisë, Zakharova ka thënë se kriza në komunat veriore mund të zgjidhet përmes gjetjes së një kompromisi, por “doli të ishte shumë e vështirë për misionin e KFOR-it.”

“Ata (KFOR-i) jo vetëm që demonstruan mungesën e tyre të profesionalizmit, por gjithashtu u bënë burim i dhunës së panevojshme dhe faktor përshkallëzimi”, theksoi ajo, shkruan Anadolu Agency.

Sipas saj, Perëndimi demonstron një “qëndrim selektiv ndaj dispozitave të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Ajo kërkoi “të kthejë mbrapsht zgjedhjet komunale të mbajtura më 23 prill” dhe të ndalojë provokimin e Serbisë, e cila “u detyrua ta vendosë ushtrinë e saj në gatishmëri të plotë luftarake dhe ta dërgojë në vijën administrative me Kosovën”.

Zëdhënësja tha se nëse SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian duan të gjejnë palën “fajtore”, ata duhet “të shikohen në pasqyrë”.

“Duhen hapa vendimtarë për të depërshkallëzuar, në vend të gjysmëmasave si ideja amerikane për zhvendosjen e përkohshme të kryetarëve të komunave të sapoemëruar nga ndërtesat komunale dhe ‘rivendosjen’ e tyre në objekte të tjera”, tha ajo.

Zakharova e quajti primare krijimin e Asociacionit “në formën e saj origjinale, siç parashikohej në marrëveshjet midis Beogradit dhe Prishtinës nën garancitë e Brukselit 10 vjet më parë”.

“Ky është një kusht kyç për dialogun, i cili është mundësia e vetme për të siguruar stabilitet dhe siguri në rajon”, tha ajo.

Njëmbëdhjetë ushtarë italianë dhe 19 hungarezë të KFOR-it pësuan lëndime të shumta, duke përfshirë fraktura dhe djegie, nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara.

Ndërkohë, më shumë se 53 civilë u plagosën nga bombat shokuese dhe gazi lotsjellës, sipas burimeve spitalore.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika