Zef Morina fton qytetarët të votojnë: Zgjedhjet e 7 qershorit janë vendimtare për PSHDK-në

Kandidati për deputet nga koalicioni LVV–PSHDK, Zef Morina, u ka bërë thirrje anëtarëve, aktivistëve dhe mbështetësve të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) që të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Morina e ka cilësuar procesin zgjedhor si një moment të rëndësishëm për PSHDK-në dhe përfaqësimin e vlerave demokristiane në Kuvendin e Kosovës.

Mes tjerash, ai ka shprehur bindjen se, me angazhimin dhe mbështetjen e strukturave të partisë, mund të arrihet objektivi i përfaqësimit parlamentar.

“Të dashur demokristianë, aktivistë dhe struktura të PSHDK-së, Jemi vetëm një ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit, një ditë shumë e rëndësishme për partinë tonë dhe për të ardhmen që synojmë të ndërtojmë së bashku. Zgjedhjet e nesërme janë një moment vendimtar për PSHDK-në, një mundësi që zëri ynë demokristian të përfaqësohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Me përkushtimin, punën dhe mbështetjen tuaj, besoj se mund ta arrijmë këtë objektiv të përbashkët. Në këto zgjedhje jam kandidat nga koalicioni FITORJA – LVV & PSHDK, me numrin 24, ndërsa numri i koalicionit është 116. Ju ftoj që nesër të dilni masivisht në votime dhe të mbështesni vizionin tonë për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Morina.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika