Zef Morina: Mbështetja është e madhe në Podujevë për koalicionin e fitores LVV–PSHDK

Kandidati për deputet nga koalicioni LVV–PSHDK, Zef Morina, ka deklaruar se Podujeva po i jep mbështetje të madhe koalicionit të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje në prag të zgjedhjeve.

Përmes një postimi në Facebook, Morina ka vlerësuar punën e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke thënë se gjatë mandatit të tij janë realizuar projekte të rëndësishme për qytetin dhe qytetarët e Llapit.

Ai ka theksuar se mbështetja për koalicionin LVV–PSHDK është e madhe në Podujevë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për vazhdimin e, siç ka thënë ai, punëve të mira dhe zhvillimit të vendit.

Morina ka shprehur bindjen se me mbështetjen e qytetarëve do të vazhdojnë projektet për një të ardhme më të mirë për Podujevën dhe Kosovën.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika