Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Zef Morina, ka deklaruar se mbështetja për koalicionin LVV–PSHDK po rritet dhe po përhapet në çdo cep të Kosovës.
Morina ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar takime me qytetarë së bashku me kandidatin për deputet nga Prizreni, Arber Rexhaj, ku sipas tij është vërejtur entuziazëm dhe përkrahje për këtë koalicion, njofton Dukagjini.
“Vala e mbështetjes për koalicionin e fitores LVV – PSHDK po përhapet në çdo cep të Kosovës! Sot, së bashku me kandidatin për deputet nga Prizreni, Arber Rexhaj, takuam qytetarë të shumtë që me entuziazëm po i bashkohen rrugës sonë drejt fitores. Energjia, besimi dhe përkrahja që po marrim çdo ditë janë dëshmi se fitorja po vjen!”, ka shkruar Morina në Facebook.