“Zeitenwende”, Ischinger thirrje Kurtit e Vuçiq: Më 18 mars, në Ohër, keni një mundësi historike

Ischinger theksoi se Kurti dhe Vuçiq kanë një mundësi historike për të treguar guxim e lidership politik, duke theksuar se tani është koha - të ndodhë pika e kthesës - për të çuar përpara Kosovës dhe Serbinë së bashku, në interes të popullit të tyre dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger iu ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq para takimit të Ohër, më 18 mars, të bëjnë një pikë kthese

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger iu ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq para takimit të Ohër, më 18 mars, të bëjnë një hap besimi.

Ai theksoi se “Zeitenwende” – pikë e kthese – duhet të ndodhë tani mes Kosovës dhe Serbisë, siç ka ndodhur me Gjermaninë, pas fillimit të luftës në Ukrainë, e, Gjermanisë iu desh të përshtatej me epokën e re duke adoptuar një “Zeitenwende”.

“…Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka bërë që arkitektura ekzistuese e sigurisë evropiane të shpërbëhet, duke provokuar ndryshime thelbësore në politikat e jashtme dhe të mbrojtjes në të gjithë kontinentin. Si rezultat, përballë përfundimit të lidhjeve të saj të gjata energjetike dhe tregtare me Rusinë, Gjermania ishte ndoshta më e prekur se shumica. Dhe iu desh të përshtatej me epokën e re duke adoptuar një Zeitenwende, ose një pikë kthese – një largim rrënjësor nga politikat dhe parimet e saj të së kaluarës. Një Zeitenwende e ngjashme nevojitet urgjentisht tani edhe në juglindje të Evropës”, ka potencuar ai.

Ischinger theksoi se Kurti dhe Vuçiq kanë një mundësi historike për të treguar guxim e lidership politik, duke theksuar se tani është koha – të ndodhë pika e kthesës – për të çuar përpara Kosovës dhe Serbinë së bashku, në interes të popullit të tyre dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Si mik i Kosovës dhe i Serbisë dhe vetë ish-negociator i BE-së, i bëj thirrje Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti që të bëjnë një hap besimi që tani. Më 18 mars, në Ohër, të dy do të kenë një mundësi historike për të treguar guxim dhe lidership politik. Dhe tani është koha për të çuar përpara Serbinë dhe Kosovën së bashku, në interes të popullit të tyre, në interes të Ballkanit Perëndimor dhe në interes të paqes dhe sigurisë në kontinentin evropian”, ka shkruar Ichinger për Politico.

Ai theksoi se zgjidhja është e drejtpërdrejtë, Serbia duhet të pranojë faktin se Kosova është këtu për të qëndruar, përfshirë skenën ndërkombëtare dhe Kosova duhet të pajtohet e adresimit të shqetësimeve të pakicës serbe në Kosovë.

“Në këtë drejtim, Gjermania dhe Franca nisën së fundmi një përpjekje të re, duke paraqitur një “ Propozim Europian ” dhe duke u lidhur ngushtë me partnerët e BE-së, veçanërisht me Italinë, Miroslav Lajçak – Përfaqësuesin Special të BE-së për rajonin – dhe Shtetet e Bashkuara. Deri më tani, Serbia dhe Kosova të dyja kanë treguar se e pranojnë tekstin, megjithatë dallimet në lidhje me modalitetet dhe zbatimin mbeten. Siç ndodh shpesh në diplomacinë e krizës, rëndësi ka gjuha e shkruar ose gjuha e aneksit. Por zgjidhja është e drejtpërdrejtë: Serbia duhet të pranojë faktin se Kosova është këtu për të qëndruar, përfshirë edhe në skenën ndërkombëtare. Dhe Kosova duhet të pajtohet me domosdoshmërinë e adresimit të shqetësimeve të pakicës së saj serbe, duke përfshirë pranimin e formimit të parashikuar të një asociacioni të komunave me shumicë serbe”, ka shtuar Ischinger.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika