Zejnullahu: Politika në Serbi jashtë kontrollit, mund të ketë akte terroriste

Fetah Zejnullahu, ish major i FSK-së, ka deklaruar se politika në Serbi ka dalë jashtë binarëve, gjë që sipas tij, kjo nënkupton që çdoherë mund të ndodhë ndonjë sulm terrorist sikurse në Banjskë

Fetah Zejnullahu, ish-major i FSK-së, ka deklaruar se politika në Serbi ka dalë jashtë binarëve.

Kjo, sipas tij, nënkupton që çdoherë mund të ndodhë një situatë qoftë e tillë sikurse sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.

Kështu deklaroi ai në emisionin “Five” në RTV Dukagjini ku po diskutohet për kërcënimet e Serbisë.

“Çdo informatë apo deklaratë nuk duhet të nënçmohen dhe duhet të trajtohen. Po bëhen investime të mëdha në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë konkretisht në blerjen e armatimit…  Situata e politikës në Serbi ka dalë jashtë binarëve dhe kjo nënkupton që çdoherë mund të ndodhë një situatë e tillë qoftë edhe e aktit terrorist që e patëm në Banjskë… çdoherë kur e humb kontrollin janë të mundshme edhe këto situata”, tha ai.

Sipas Zejnullahut, paralajmërimet që vijnë nga bota ndërkombëtare nuk duhet të nënvlerësohen.

“Bashkësia Ndërkombëtare e ka parë dhe e di që Serbia ka luajtur me dy politika”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika