Zeka: Ato 1 mijë euro të Shehollit kanë qenë për përkthimin e materialeve, ia ktheva prapë

Gazetari Milaim Zeka ka dhënë detaje të reja në emisionin FIVE të TV Dukagjinit lidhur me materialet që, sipas Prokurorisë Speciale, ia kishte dorëzuar Fatmir Sheholli në shtator të vitit të kaluar.

Zeka ka folur veçanërisht për materialet në gjuhën serbe, të cilat, sipas tij, i ishin prezantuar si materiale nga GIZ-i gjerman.

Zeka është pyetur se si mund të hartonte GIZ-i dokumente në gjuhën serbe.

“Unë e kam marrë nga dikush brenda GIZ-it… Mos harro që në këto shoqata humanitare, të ashtuquajtura humanitare, ka agjentë të lartë të shërbimeve nga vijnë”, ka deklaruar Zeka.

Zeka ka dhënë edhe një version tjetër për shumën prej një mijë eurosh, për të cilën në dosjen e Prokurorisë përmendet se ia kishte dorëzuar Sheholli.

Sipas tij, gjatë bisedës me Shehollin kishte sqaruar se nuk e njihte gjuhën serbe dhe se materialet duhej të përktheheshin.

“Gjatë bisedës me Fatmirin, i kam thënë nuk e njoh gjuhën serbe dhe duhet me i marrë dhe t’i përkthejmë. Tash, po të them për herë të parë, që ato 1 mijë euro kanë qenë për përkthime, që ky vet e deklaron”, ka thënë Zeka.

Ai ka deklaruar se paratë nuk i kishte mbajtur dhe se ia kishte kthyer Shehollit para arrestimit.

“Që ditën e parë kur më ka marrë në pyetje policia, që i kam marrë 1 mijë euro, të cilat ia kam kthyer Shehollit para arrestimit. Pasi përkthyesi nuk ka pranuar pagesë. Ia kam dhënë paratë një personi të afërt të Fatmirit”, ka deklaruar Zeka.

Deklarimet e Zekës vijnë pas publikimit të pretendimeve të Prokurorisë Speciale lidhur me rastin ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas dosjes së Prokurorisë, më 30 shtator të vitit të kaluar, Sheholli i kishte dorëzuar Zekës materiale për publikim, bashkë me një shumë prej një mijë eurosh. Prokuroria thotë se materialet ishin siguruar nga BIA serbe dhe se përmes tyre synohej ushtrimi i presionit ndaj zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika