Zeka për mbledhjen e klubeve të Superligës: Na thanë se ka kaluar koha e kafesë, por tani po mbajnë takimin në një kafene
Presidenti i Trepçës 89, Abedin Zeka nuk po merr pjesë në takimin që sot disa klube të Superligës po e mbajnë për të diskutuar për zhvillimet e fundit. Madje, Zeka në një përgjigje për Dukagjinin tha se “na thoshin se ka kaluar koha e kafeve, e sot takimin do e zhvillojnë në kafe. Secili klub […]
Presidenti i Trepçës 89, Abedin Zeka nuk po merr pjesë në takimin që sot disa klube të Superligës po e mbajnë për të diskutuar për zhvillimet e fundit.
Madje, Zeka në një përgjigje për Dukagjinin tha se “na thoshin se ka kaluar koha e kafeve, e sot takimin do e zhvillojnë në kafe. Secili klub në Kosovë është i dëmtuar të paktën 100 mijë euro nga mos zbatimi i ligjit të sponozorizimit”.
Ai po ashtu shtoi se “na kan shqetësu mbrëmë nga ora 22:00/23, por ne nga TrepÇa 89 nuk do të marrim pjesë në këtë takim. Po presim deri sa ta përfundon lojën kombëtarja një herë e pastaj shohim”.
Redaksia e Sportit në RTV Dukagjini ka kontaktuar edhe me trajnerin e Llapit Tahir Batatina i cili u përgjigj shkurtimisht.
“Po, po jemi në takim”.
Kujtojmë që moslicencimi i FFK-së nga MRKS-ja i pamundëson skuadrave të përfitojnë nga ligji i sponzorizimit, gjë që ndikon direkt në të ardhurat financiare.















