Zeka: Viti 2022 nuk është viti i 100 eurove apo tërheqjes së trustit

Arian Zeka nga Oda Ekonomike ka cilësuar vitin 2022 si kohë të gabuar për dhënien e 100 eurove nga Qeveria e Kosovës, si ndihmesë për qytetarët. Si e tillë është cilësuar edhe tërheqja e trustit

Arian Zeka ka thënë se viti 2022 nuk është viti i dhënies së 100 eurove e as i tërheqjes së trustit. Sipas tij, Qeveria Kurti nuk po përpiqet të tregojë se di të menaxhojë situatën e krijuar në vend me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, megjithëse ka vlerësuar përpjekjen e organizatorit të protestës Adnan Jasharit për “Pro tërheqjes së 30 për qind të trustit”, ai ka shtuar se tërheqja e trustit nuk do të shuante problemin e krizës.

Ai ka thënë se Oda Ekonomike ka sugjeruar zgjatjen e listës se ushqimeve që lirohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe konsiderimin e normave të tatimeve direkte. Qeveria nuk po dëshmon se di ta menaxhojë këtë krizë.

Sipas Zekës, vështirësia e sigurimit të ushqimit pritet të vazhdojë duke pasur për faktorë edhe luftën në Ukrainë dhe zingjirët e importimit të tregut të jashtëm.

I të njëjtit mendim, është edhe analisti Visar Ymeri.

“Do të bëhemi barrë i një buxheti të ardhshëm”, ka thënë Ymeri gjersa ka theksuar se ideja e 100 eurove është gabim dhe se tërheqja e trustit nuk do të ishte një zgjidhje efikase për adresimin e çështjeve sociale.

Më tej, Ymeri ka theksuar se kritika ndaj qeverisë është se shpeshherë, kjo e fundit, tregohet shpërfillëse dhe pa ide.

“Me tërheqjen e trustit do të rëndohet problemi”, ka theksuar ai.

Haxhiu për tërheqjen e Trustit: Është java vendimtare

Kësaj i është përgjigjur Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shesedin Dreshaj, i cili ka thënë se në një situatë të tillë, kur nuk ka asnjë veprim në aspektin e lehtësimit të tariftave, opozita nuk ka i kërkuar asgjë tjetër, përpos tërheqjes së trustit për para që qytetarët i kanë kursyer vetë.

Një ide e tillë nga Ymeri është cilësuar si ideja “Sot, për sot”. Ai ka thënë se një ndër idetë me të cilat do të duhej të bazohej qeveria është ajo e targetimit të çmimeve dhe mbajtja stabile e tyre.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, u kishte bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin projektligjin, duke theksuar se kjo nuk është vetëm kërkesë e tij, por e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika