Zekaj: Në KPK dhe KGJK ka mungesë të integritetit, Prokuroria dështoi në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Avokati Yll Zekaj ka potencuar se Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial janë dy institucione të pavarura vetërregulluese, që nuk mund të ketë interefernca nga një pushtet i tretë në këtë rast nga Qeveria e Kosovës

Avokati Yll Zekaj

Avokati Yll Zekaj, ka deklaruar se në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe në atë Gjyqësor ka mungesë të integritetit dhe llogaridhënies ndaj publikut.

Zekaj ka theksuar se çdo gjë që del jashtë politikbërjes konsiderohet “intereferencë ose ndikim i drejtpërdrejt në pavarësinë e sistemit gjyqësor”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë kritikuar sistemin gjyqësor duke thënë se mbi 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale.

KPK-ja dhe Prokurori i Shtetit e kanë cilësuar këtë informacion të dhënë nga ana e Kurtit sikurse pjesë e agjendës së tij politike dhe njëherësh, nevojë të bashkëveprimit me sistemin prokurorial.

“Kjo polemikë po vazhdon qysh herët, nuk është hera e parë qe po ballafaqohen rreth kompetencave të tyre që faktikisht është puna e përditshme e këtyre institucioneve”.

I ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Zekaj ka potencuar se Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial janë dy institucione të pavarura vetërregulluese, që nuk mund të ketë intereferenca nga një pushtet i tretë në këtë rast nga Qeveria e Kosovës.

“Derisa e dimë që edhe në sistemin gjyqësor edhe në atë prokurorial kemi mungesë të theksuar të integritetit, llogaridhënies ndaj publikut dhe instalim të një fryme të thellë të pandëshkueshmirsë, megjithatë kjo nuk i jep të drejtë as qeverisë as partisë politike në pushtet që të intereferojnë drejtpërdrejt qoftë me konferencat për media, qoftë në komunikata ndaj këtyre pushteteve sepse ato janë të ndara”, shtoi ai.

A është zgjidhje Vettingu?

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar dosjen me dokumentet përkatëse për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Zekaj, këtë e ka konsideruar si rruga më e drejtë e duhur.

Ai ka theksuar se kjo është e vetmja rrugë që do ta këndellë sistemin e drejtësisë.

“Kjo është rruga e drejtë më e duhur, dhe rruga që duhet ta ndjek Qeveria e Kosovës, të mos shpenzojnë energji në ndikimet politike në sistemin e drejtësisë por këtë energji ta kanalizojnë në atuoritetin që e kanë përgjegjësinë qe ua jep edhe Kushtetuta e Kosovës që është ligjbërja në sistemin e drejtësisë”.

“Në këtë drejtim, Qeveria ka dorëzuar edhe dosjen në Kuvendin e Kosovës dhe besojmë që për shkak të këtyre dështimeve, është e vetmja rrugë që do ta këndellë këtë sistem të drejtësisë”.

Zekaj për rastin e dhunimit të 11-vjeçares: Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dështuar plotësisht

Avokati Zekaj ka thënë se me deklaratën e mëparshmë të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se e mitura ka rreth një vit që është abuzuar, skandali veç se ka arritur kulminacionin e saj.

“Sot patëm një tendencë të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për t’u arsyetuar kinse me veprime të ndërmmarra në këtë rast, duke konsideruar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura në rastin konkret, duke konstatuar që në fund të çdo shkrese ka pasur një mbishkrim që kjo është procedurë urgjente për tu drejtuar, dhe kjo ishte më shumë të thuash një tragjikomedi ajo çfarë u shpreh nga Prokuroria Themelore e Prishtinës”.

“Sot Prokuroria Themelore e Prishtinës tregoi se ka dështuar plotësisht në rastin e 11 vjeçares, aty pamë shumë mangësi procedurale që janë zhvilluar, pamë se sekusestrimi i telefonit dhe ekzaminimi ka zgjatur mbi 2 muaj e 1 javë në rastin kur kemi të bëjmë për dyshimin e dhunimit të një të miture e ku faktikisht prokuroria nuk duhet të vetknaqej me konstatime të tilla. Prokurori i rastit dhe kryeprokurori i shtetit do të duhej të flenë para forenzikës deri sa ta kenë raportin e ekzaminimit të telefonit dhe jo të pritet 2 muaj”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika