Zeki Vehapi në “Radar” ka rrëfyer historinë e tij me “Radio Gjakovën”
Zeki Vehapi nga “Radio Gjakova” ka folur në emisionin “Radar” me Edita Dolin për mbijetesën e radiove lokale, ku ka treguar rifillimin e punës në radio pas çlirimit të Kosovës nga okupatori serb, ku ka thënë se qysh në ditën e parë të punës pas luftës, e ka nisur punën me temën e të pagjeturave. […]
Zeki Vehapi nga “Radio Gjakova” ka folur në emisionin “Radar” me Edita Dolin për mbijetesën e radiove lokale, ku ka treguar rifillimin e punës në radio pas çlirimit të Kosovës nga okupatori serb, ku ka thënë se qysh në ditën e parë të punës pas luftës, e ka nisur punën me temën e të pagjeturave.
“Kanë qenë ditë jashtëzakonisht të rëndësishme ato sepse ne nuk dinim dhe të gëzoheshim. Pas 9 vitesh u kthyem ne serish në vendin tonë, serish i kishim ulëset tona, studion tonë, dhe po nisnim një rrugëtim të ri në një etapë të re me plotë entuziazëm. Por, çfarë na ndodhi atë ditë, na ndodhi fatkeqësisht çështja e problemit të personave të pagjetur. Njerëzit nuk e din ku janë të afërmit e tyre dhe misioni i radios ishte shumë delikat. Dëgjuesit prisnin ndonjë lajm, dhe ai ka qenë një moment prekës. Me çfarë emocioni i kemi lexuar ata emra të personave që i njihja, e presësh që do të ket emrin edhe një mik që është i humbur e nuk e kishe aty, ndërsa nuk kishe informacion”, ka thënë Vehapi.
Më tej Vehapi ka thënë se “radio i ka dy role, e ato janë informimi dhe argëtimi”.
Ai ka rrëfyer historinë se si ishte ndjerë kur ka nisur punën në “Radio Gjakova”, ku ka thënë sa si djalë i ri kishte shumë dashuri për radion.
“Me kanë dalë lotët kur është bërë hapja. Ka qenë ora 14:30, kur është bërë hapja e programit të parë në ‘Radio Gjakovë’, ishte kolegia Shpresa Çerkagjia që ftonte dëgjuesit, iu fletë ‘Radio Gjakova’. Ishte emocionale, ishte një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për Gjakovën sepse po lindëte një medium i ri që do të depërtonte në shtëpitë e gjakovarëve”, ka thënë Vehapi.
Ai ka përfunduar duke thënë se në fillim është pritur mirë zëri i ‘Radio Gjakovës’ e që sipas tij, ishte elementi kryesor që iu ka dhënë motiv e guxim.
“Radio Gjakova” ka nisur punën më 1979 në nëntor, me një program vetëm 3 orësh brenda një dite dhe roli i saj ishte të informonte qytetarët për ngjarjet aktuale. Ndërsa pas 45 vjetëve të themelimit, ajo tani ka program 24 orë në ditë.















