Zelandë e Re: Eshtrat e gjetura në valixhet e blera në ankand, i përkasin dy fëmijëve

Një familje e Auckland ka blerë valixhet në një ankand në internet, ku brenda valixheve kanë gjetur eshtra të cilat mendohet që iu përkasin dy fëmijëve të moshës 5 dhe 10 vjeç. Së bashku me valixhet janë gjetur edhe sende shtëpiake dhe personale të cilat do të përdoren për identifikimin e viktimave

Ilustrim

Mbetjet njerëzore të zbuluara në valixhet e blera në një ankand në Zelandën e Re, iu përkasin dy fëmijëve të vegjël të cilët mendohet se janë fshehur për disa vite.

Policia zelandeze ka nisur një hetim për vrasje më 12 gusht, pasi një familje e Auckland ka blerë valixhet në një ankand në internet.

Ata i kanë transportuar blerjet e tyre në shtëpi përpara se të bënin zbulimin dhe të kontaktonin policinë. Ndërkaq policia kanë njoftuar se familja nuk është e lidhur me vdekjet.

Në një konferencë për media të enjten e 18 gushtit, DI Tofilau Faamanuia Vaaelua ka thënë se fëmijët ishin të moshës së shkollës fillore, midis pesë dhe 10 vjeç, raporton theguardian.

“Trupat u janë fshehur në dy valixhe me përmasa të ngjashme. Unë besoj se valixhet kanë qenë në ruajtje për disa vite, dhe se ka të ngjarë të jetë midis tre deri në katër vjet”, ka shtuar ai.

Banorët e shtëpisë që zbuluan mbetjet ishin “të shqetësuar nga zbulimi” dhe kishin kërkuar privatësi, ka thënë Vaaelua.

Ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar se kur, ku dhe si kanë vdekur fëmijët.

“Ekzaminimi ynë pas vdekjes ende nuk ka përfunduar, padyshim që ka sfida në lidhje me trupat e gjetur,” ka shtuar ai.

Vaaelua gjithashtu ka theksuar se kishte arsye të besonte se fëmijët kishin të afërm në vend, të cilët mund të mos e dinë se të dashurit e tyre kishin vdekur.

Së bashku me valixhet janë gjetur edhe sende shtëpiake dhe personale, të cilat policia i ka përdorur në hetimin e saj për të ndihmuar në identifikimin e viktimave.

“Përditësimi i sotëm do të jetë jashtëzakonisht shqetësues për komunitetin që ta dëgjojë,” ka shtuar Vaaelua.

“Shumë prej nesh jemi prindër dhe kemi një punë për të bërë dhe po bëjmë çmos për të përfunduar hetimin dhe për të identifikuar viktimat”.

“Pavarësisht se sa gjatë apo sa vite shërbejmë dhe hetojmë raste të tmerrshme si kjo, nuk është kurrë më e lehtë të bëhet”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika