Zelanda e Re rihap kufijtë pas mbylljes së gjatë nga pandemia

Fillimi i javës së parë të gushtit e gjeti Zelandën e Re me hapjen e plotë të kufijve pas mbylljes nga pandemia COVID-19. Një ndër fushat që është dëmtuar më shumë gjatë mbylljes së kufijve ishte turizmi

Foto e kufijve në Zelandë të Re (Times Higher Education)

Kufijtë e Zelandës së Re janë plotësisht të hapur për herë të parë që nga marsi 2020, kur ata u mbyllën në një përpjekje për të mbajtur jashtë COVID-19.

Autoritetet e imigracionit tani do të fillojnë të pranojnë sërish vizitorët me viza dhe ata me viza studentore. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e quajti atë një “moment të madh”, duke shtuar se ishte pjesë e një “procesi të kujdesshëm”.

Shumica e vizitorëve do të duhet ende të vaksinohen plotësisht, por nuk ka kërkesa për karantinë. Kufiri detar i vendit është rihapur me anijet e lundrimit dhe jahtet e huaja rekreative tani të lejuara të ankorohen, raporton BBC.

Në maj, Zelanda e Re filloi të mirëpresë turistë nga më shumë se 50 vende në listën e heqjes së vizave.

“Ne, së bashku me pjesën tjetër të botës, vazhdojmë të menaxhojmë një pandemi globale shumë të gjallë, duke i mbajtur njerëzit tanë të sigurt,” tha kryeministrja e Zelandës së Re.

“Por mbajtja e njerëzve të sigurt shtrihet edhe në të ardhurat dhe mirëqenien.”

Si e mposhti herët Zelanda e Re COVID-19?

Turizmi ishte një nga industritë më të goditura nga masat e ashpra të COVID-19 të Zelandës së Re.

Mënyra sesi Zelanda e Re mposhti herët COVID-19 është mbyllja e kufijve, dhe ky veprim do të ndikonte negativisht në turizëm. Në mars 2021, kontributi i industrisë në PBB ra në 2.9%, nga 5.5% një vit më parë.

Turizmi ndërkombëtar mori një goditje, veçanërisht, të madhe, duke rënë 91.5% – ose 16.2 miliardë dollarë NZ (10.2 miliardë dollarë; 8.4 miliardë dollarë) – në 1.5 miliardë dollarë, sipas të dhënave zyrtare.

Numri i njerëzve të punësuar drejtpërdrejt në turizëm, gjithashtu, ra me mbi 72 mijë gjatë kësaj periudhe.

 

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika