Zelensky: Diversion i mundshëm rus në centralin e Zaporizhjas

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensnky ka thënë se "Ukraina dëshiron që vendet e tjera t’i kushtojnë vëmendje paralajmërimit të saj se Rusia mund të planifikojë sulm ndaj centralit bërthamor të pushtuar, për të shkaktuar katastrofë”

Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës

“Ukraina dëshiron që vendet e tjera t’i kushtojnë vëmendje paralajmërimit të saj se Rusia mund të planifikojë sulm ndaj centralit bërthamor të pushtuar, për të shkaktuar katastrofë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Më 22 qershor, anëtarët e Qeverisë së Ukrainës informuan përfaqësuesit ndërkombëtarë për një kërcënim të mundshëm ndaj centralit bërthamor në Zaporizhja.

Natën vonë, më 23 qershor, Zelensky, gjatë një fjalimi të tij, tha se ai priste që kombet e tjera “të jepnin sinjalet e duhura dhe të bënin presion” mbi Moskën.

“Bota duhet ta dijë se çfarë po përgatitë okupatori. Të gjithë ata që e dinë duhet të veprojnë. Bota ka fuqi të mjaftueshme për të parandaluar çfarëdo incidenti të rrezatimit, e lëre më një katastrofë”, tha Zelensky.

Potenciali për një lirim rrezatimi të rrezikshëm për jetë, ka qenë një shqetësim që kur trupat ruse pushtuan Ukrainën vitin e kaluar dhe morën centralin më të madh bërthamor në Evropë.

Kreu i agjencisë së OKB-së për energji atomike kaloi muaj të tërë, duke u përpjekur, pa sukses, të negocionte një perimetër sigurie për të mbrojtur objektin, pasi zonat e afërta ishin nën granatime të vazhdueshme.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, më 23 qershor, u takua me drejtorin e korporatës shtetërore bërthamore ruse për të diskutuar lidhur me kushtet në central.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë shtetërore ruse për energji bërthamore, Rosatom, Alexei Likhachev dhe zyrtarë të tjerë, theksuan se “tani presin hapa konkretë nga agjencia e OKB-së për të parandaluar sulmet e Ukrainës në central dhe në territorin rreth tij”, thuhet në deklaratën e kompanisë ruse.

Më 23 qershor, guvernatori i Zaporizhja, Yuri Malashko, raportoi se dy persona u vranë gjatë bombardimeve ruse në provincën jugore.

Në një sulm që goditi kompaninë e transportit në Herson, më 23 qershor, u vranë dy persona të tjerë, tha guvernatori Oleksandr Prokudin.

Gjatë natës, Rusia gjuajti 13 raketa lundruese në aeroportin ushtarak në provincën perëndimore Hmelnitski, por mbrojtja ajrore ukrainase i kapi të gjitha, njoftoi forca e aviacionit të Ukrainës. /REL

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika