Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të udhëtojë të mërkurën për vizitë zyrtare Shtetet e Bashkuara të Amerikës SHBA.

“Zelensky do të flasë në një sesion të përbashkët të Kongresit, thanë zyrtarë të paidentifikuar për mediat amerikane. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar raporton BBC.

Kjo do të jetë vizita e parë e jashtme e Presidentit Zelensky që kur vendi i tij u pushtua nga Rusia më 24 shkurt.

Zelensky rregullisht pret liderë të huaj në kryeqytetin, Kiev, dhe ka vizituar trupat e vijës së parë në Ukrainë.

Ukraina ka marrë mbështetje masive ushtarake nga vendet perëndimore të udhëhequra nga SHBA.