Zelensky e kujton urinë e viteve ’30 si gjenocid kundër ukrainasve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka theksuar rëndësinë e kujtimit të tragjedisë së urisë nga viteve 1932-33, e njohur si Holodomor. Ai e ka cilësuar këtë si një "gjenocid" i kryer nga Bashkimi Sovjetik, i mbizotëruar nga Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Foto: Efrem Lukatsky/AP

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është “tejet e rëndësishme” të kujtohet uria e viteve 1932-33, e cila vrau miliona ukrainas, si një “gjenocid” i kryer nga Bashkimi Sovjetik i mbizotëruar nga Rusia.

“Ata u përpoqën të na zhbëjnë, të na nënshtrojnë, të na torturojnë. Ata dështuan. Ata deshën ta fshihnin të vërtetën nga ne dhe t’i mbulonin krimet e tmerrshme përgjithmonë. Ata dështuan”, tha Zelensky gjatë një fjalimi të shtunën, në të cilin e kujtoi urinë nën udhëheqjen e diktatorit sovjetik, Josef Stalin.

Ai shtoi se sot “me nderimin dhe pikëllimin më të madh, ne i kujtojmë miliona njerëzve tanë”.

Tragjedia e urisë njihet si Holodomor në Ukrainë, që në shqip e ka kuptimin “vrasje përmes urisë”.

Dita Përkujtimore e Holodomorit u shënua këtë të shtunë në Ukrainë.

Zelensky e nxori një paralele mes urisë së Holodomorit dhe pushtimit të tanishëm të Ukrainës nga Rusia, ushtria e së cilës po i sulmon infrastrukturën dhe depot e eksportimit të drithërave ukrainase.

“Ky është një proces ku linja e politikës totalitare sovjetike dhe linja e politikës moderne ruse e formojnë një shenjë të përbashkët. E liga nuk u ndal. Dhe tani, ne po e ndalim atë”, u shpreh ai.

Pikërisht në ditën e Holodomorit, Rusia e sulmoi Ukrainën me një numër rekord dronësh iranianë, duke i plagosur disa njerëz dhe duke shkaktuar dëme, thanë zyrtarët ukrainas të shtunën, duke e cilësuar këtë si sulmin më të madh rus me dronë prej se Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

Mbrojtja Ajrore e Ukrainës tha se i ka rrëzuar 71 prej 75 dronëve – rreth 60 mbi Kievin – me të cilët Rusia e sulmoi të shtunën, shkruan REL.

Ukraina është duke u përgatitur për sulme më të shpeshta ruse ndaj infrastrukturës së saj energjetike gjatë sezonit të ftohtë, sepse Moska e kishte kryer një fushatë të ngjashme dimrin e kaluar, duke i lënë miliona ukrainas në terr dhe në të ftohtë, pasi ua kishte shkatërruar infrastrukturën jetike të energjisë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika