Zelensky falënderon Biden-in për angazhimin rreth Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të presidentit amerikan Joe Biden ndaj Ukrainës, pas tërheqjes së Biden-it nga gara për rizgjedhje

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe presidenti i Ukrainës Vlodomyr Zelenskyy.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij e respekton “vendimin e vështirë, por të fuqishëm” të presidentit amerikan, Joe Biden, për t’u tërhequr nga gara për rizgjedhje.

Biden, 81 vjeç, u tërhoq më 21 korrik, duke i dhënë mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Ukraina është mirënjohëse ndaj presidentit Biden për mbështetjen e tij të palëkundur për luftën e Ukrainës për liri, e cila, së bashku me mbështetjen e fortë dypartiake në Shtetet e Bashkuara, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë vendimtare”, shkroi Zelensky në platformën X.

Nën udhëheqjen e Biden-it, ShBA-ja ishte mbështetëse e madhe e Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit të paprovokuar të Rusisë dhe, njëherësh, ofruesja kryesore e ndihmave ushtarake dhe financiare.

Biden arriti t’i bashkojë shpejt aleatët në mbështetje të Ukrainës, të cilët i siguruan dhjetëra miliarda dollarë, pasi Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022.

“Shumë vendime të forta janë marrë në vitet e fundit dhe ato do të mbahen mend si hapa të guximshëm të presidentit Biden, në përgjigje të kohërave sfiduese”, tha Zelensky.

“Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për udhëheqjen e presidentit Biden. Ai e mbështeti vendin tonë gjatë momentit më dramatik në histori”, shtoi ai.

Ish-presidenti Donald Trump, i cili do të garojë për rizgjedhje si kandidat i Partisë Republikane, ka thënë vazhdimisht se nëse zgjidhet, ai do t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Trump e ka përsëritur këtë zotim më 19 korrik gjatë një bisede telefonike me Zelensky-n, të cilën të dy udhëheqësit e kanë përshkruar si të mirë. / Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika