Zelensky i cilëson produktive bisedimet në Londër: Na duhen 15 mld dollarë armë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka cilësuar si “produktive” bisedimet e zhvilluara sot në Londër me udhëheqësit e Britanisë, Gjermanisë dhe Francës.

Ai tha se propozimet për paqe janë drejt finalizimit dhe pritet t’u paraqiten Shteteve të Bashkuara nesër, të martën. Sipas Zelenskyt, plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshin 20 pika dhe nuk parashikon asnjë kompromis territorial.

“Unë besoj se plani do të jetë gati nesër, diku në mbrëmje. Mendoj se do ta shqyrtojmë përsëri dhe do t’ia përcjellim Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Pas Londrës, Zelensky udhëtoi për në Bruksel për takime me udhëheqësit e NATO-s dhe BE-së, ndërsa nesër pritet të vizitojë Italinë për konsultime me kryeministren Giorgia Meloni.

Zelensky bëri të ditur se Ukraina ka një mungesë prej 800 milionë dollarësh për blerjen e armëve amerikane, të cilat kishte planifikuar t’i siguronte këtë vit me ndihmën e aleatëve evropianë.

Ai përsëriti se gjatë vitit të ardhshëm vendi do të ketë nevojë për ndihmë ushtarake në vlerë prej rreth 15 miliardë dollarësh, në kuadër të iniciativës PURL — Lista e Kërkesave të Prioriteteve për Ukrainën — e cila i mundëson Kievit të blejë sisteme armësh amerikane të financuara nga vendet evropiane.

Në fund, Zelensky konfirmoi raportet për dronë të dyshimtë që iu afruan aeroplanit të tij gjatë fluturimit drejt Dublinit javën e kaluar.

“Një hetim do të kryhet… Në të vërtetë, kishte dronë”, deklaroi ai para gazetarëve.

Mediat irlandeze raportuan se një anije luftarake kishte vërejtur deri në pesë dronë që shkelën zonën e ndalim-fluturimit duke u afruar drejt avionit që transportonte presidentin ukrainas.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika