Zelensky kërkon “vendime të forta” nga NATO pas sulmit vdekjeprurës në Kiev:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë thirrje për “vendime të forta” nga NATO në prag të samitit të kësaj jave në Ankara, pas një sulmi të ri masiv rus ndaj Kievit ku humbën jetën 11 persona dhe u plagosën rreth 60 të tjerë.

Sipas autoriteteve ukrainase, kryeqyteti u godit nga 68 raketa dhe mbi 350 dronë gjatë natës, duke shkaktuar dëme të mëdha në zona të banuara. Zelenskyy theksoi se Ukraina po përballet me vështirësi serioze për shkak të mungesës së mjaftueshme të raketave interceptuese dhe kërkoi nga aleatët perëndimorë furnizim më të madh për sistemet e mbrojtjes ajrore.

“Për sa kohë që raketat Patriot mbeten në depot e aleatëve tanë, Rusia vetëm sa inkurajohet të vazhdojë shkatërrimin e ndërtesave të banimit,” u shpreh ai në një postim në platformën X, duke shtuar se SHBA dhe Evropa kanë “fuqinë e mjaftueshme për ta ndalur këtë terror”.

Sulmi vjen vetëm pak ditë pas një tjetër goditjeje vdekjeprurëse në Kiev, ndërsa samiti i NATO-s pritet të fokusohet edhe te lufta në Ukrainë dhe mbështetja ushtarake për vendin.

Nga ana e saj, Rusia ka deklaruar se sulmi “masiv” kishte në shënjestër objektiva ushtarake dhe energjetike, pavarësisht se raportimet në terren flasin për dëmtime të ndërtesave të banimit.

Pritet që zhvillimet të vijojnë gjatë ditës, teksa liderët përgatiten për samitin e NATO-s.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika