Zelensky konfirmon testimin e raketave balistike të prodhuara nga Ukraina

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina ka kryer testimin e parë të raketave balistike që ka prodhuar vetë.

Zelensky e bëri këtë njoftim gjatë një konference në Kiev të mbajtur më 27 gusht.

Ukraina ka thënë se po punon në zhvillimin e sistemit të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, Hrim-2, raketa që janë të dizajnuara për të kombinuar veçori të një sistemi taktik raketor me atë të një raketahedhësi të shumëfishtë.

Gjatë javës së kaluar, Zelensky po ashtu konfirmoi se Ukraina ka prodhuar raketën Palianytsia, të cilën e quajti “klasë të ri” të armëve të prodhuara në Ukrainë.

Kievi po u bën thirrje aleatëve të tij perëndimorë që të heqin ndalesën, në mënyrë që Ukraina të përdorë armët që Perëndimi ia ka dhënë, për të sulmuar caqe thellë brenda territorit të Rusisë./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika