Zelensky kthen në shtëpi të burgosurit e luftës nga Mariupoli

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se i ka sjellur në Ukrainë nga Turqia pesë komandantë të zënë rob nga Rusia gjatë luftës në qytetin e Mariupolit në fillim të luftës

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës

Të shtunën e 8 korrikut, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se i ka sjellë në Ukrainë nga Turqia pesë komandantë të zënë rob nga Rusia, gjatë luftës në qytetin e Mariupolit në fillim të luftës.

Kremlini iu përgjigj me zemërim veprimit të Zelenskyt, duke thënë se ata nuk ishin të informuar për lirimin e komandantëve, duke pretenduar se lëvizja shkelte një marrëveshje me Ankaranë që ata të qëndronin në Turqi deri në fund të luftës.

Në shtator 2022, Ukraina njoftoi lirimin e 215 ushtarëve të saj në këmbim të dhjetëra të burgosurve rusë dhe një politikani pro Moskës.

Si pjesë e marrëveshjes dhe në bashkëpunim me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, presidenti ukrainas tha se pesë komandantët do të qëndrojnë në Turqi “në siguri të plotë dhe në kushte komode” deri në fund të luftës.

Pas kthimit të tij në Kiev, Zelensky nuk shpjegoi menjëherë pse u lejuan të largoheshin nga Turqia në këtë kohë.

“Ne po kthehemi në shtëpi nga Turqia dhe po i sjellim heronjtë tanë në shtëpi”, ka shkruar Zelensky.

“Ushtarët ukrainas, Denys Prokopenko, Svyatoslav Palamar, Serhiy Volynsky, Oleh Khomenko, Denys Shleha më në fund do të jenë me të afërmit e tyre. Lavdi Ukrainës!”, ka shkruar ai.

Qyteti i Mariupolit dhe fabrika e tij e çelikut Azovstal ishin skena e një rrethimi të gjatë që përfundoi në maj 2022 dhe e la Mariupolin në gërmadha përpara se dy mijë e 500 mbrojtës ukrainas të dorëzoheshin përfundimisht.

Pas njoftimit të Zelenskyt, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u citua nga agjencia e lajmeve RIA të ketë thënë se kthimi i komandantëve nuk ishte “asgjë më shumë se një shkelje e drejtpërdrejtë e kushteve të marrëveshjeve ekzistuese” nga qeveritë ukrainase dhe turke.

Peskov tha se sipas kushteve të shkëmbimit të të burgosurve, komandantët do të qëndronin në Turqi deri në fund të konfliktit. Ai shtoi se Moskës nuk i ishte thënë për lirimin e tyre.

Më 7 korrik, Zelensky u takua me Erdoganin, i cili i tha se Ukraina meritonte të anëtarësohej në NATO, por gjithashtu i kërkoi asaj të hynte në bisedimet e paqes me Moskën.

“Nuk ka dyshim se Ukraina e meriton anëtarësimin në NATO”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi në Stamboll. Por ai shtoi se “të dyja palët duhet të kthehen në bisedimet e paqes”.

Ai tha gjithashtu se presidenti rus, Vladimir Putin, muajin e ardhshëm do të bëjë vizitën e tij të parë në Turqi, qëkur Kremlini filloi pushtimin e tij në Ukrainë. /REL

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika