Zelensky: Kushtojini vëmendje Ballkanit, Rusia do të investojë që një vend ballkanik të jetë në luftë me një tjetër

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina ka prova që Rusia synon të nisë një luftë mes vendeve të Ballkanit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Foto: Efrem Lukatsky/AP

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina ka prova që Rusia synon të nisë një luftë mes vendeve të Ballkanit.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. Së pari kemi pasur Lindjen e Mesme, shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, ka thënë Zelensky.

Presidenti ukrainas ka thënë se nëse partnerët e tyre nuk bëjnë asgjë tani, atëherë do të ketë një “shpërthim” tjetër.

“Nëse partnerët tanë nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë një shpërthim tjetër dhe do të jetë një histori e re. Marrëdhëniet e tyre (të vendeve ballkanike) kanë qenë në krizë për një kohë të gjatë. Kjo është arsyeja pse Rusia do të investojë për të siguruar që një vend ballkanik (do të jetë) në luftë me një tjetër”, ka thënë ai.

Zelensky ka përmendur gjithashtu Moldavinë, ku tha se rusët “po fillojnë të nxisin situatën” dhe janë të interesuar të “rrënojnë” qeverinë aktuale pro-evropiane. “Moska dëshiron të ndajë ndihmën dhe vëmendjen e botës mes shumë vendeve”, ka thënë tutje ai, raporton The New Voice of Ukraine, përcjellë Dukagjini.

Më herët, Zelenskyy është shprehur se Rusia po shqyrtonte disa skenarë për luftën e saj kundër Ukrainës. Në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Granada të Spanjës, ai ka shtuar se një nga këta skenarë është ngrirja e luftës dhe rivendosja e potencialit të saj ushtarak, më 2028 që mund të bëhet një “moment kritik”.

“Rusia atëherë do të ketë fuqi të mjaftueshme për të sulmuar vendet që janë në fokusin e zgjerimit të saj. Përveç Ukrainës, këto janë padyshim shtetet baltike dhe vendet ku trupat ruse janë të pranishme”, ka shtuar tutje presidenti Zelenskyy.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika